U mbajt mbledhja e shtatë e Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2024–2026, në të cilën u shqyrtuan dhe u diskutuan çështjet kryesore me interes për Këshillin dhe Partneritetin. Në mbledhje morën pjesë aktive 12 anëtarë dhe 4 zëvendës-anëtarë të Këshillit.

 

Ministria e Administratës Publike ofroi mbështetje profesionale-administrative për përgatitjen, organizimin dhe realizimin e mbledhjes nëpërmjet videos përmes portalit www.ovp.gov.mk.

 

Në pritje të fillimit të procesit të bashkë-krijimit të Planit të shtatë Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2026–2028, Këshilli i miratoi dokumentet e mëposhtme:

 

  • Procedurën për kryerjen e konsultimeve me palët e interesuara për krijimin e prioriteteve dhe angazhimeve të reja në kuadër të kornizës së procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur me afat kohor;
  • Thirrjen publike për aplikim për pjesëmarrje në procesin e bashkë-krijimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2026–2028 me Fletëparaqitje;
  • Kriteret për vlerësimin e rëndësisë dhe lidhjes së angazhimeve nga procesi i bashkë-krijimit të planit të veprimit me parimet e Partneritetit për Qeverisje të Hapur;
  • Materialin edukativ për Partneritetin për Qeverisje të Hapur.

 

 

Kjo qasje ofron një mënyrë të sistematizuar të planifikimit dhe zbatimit të procesit të konsultimeve, duke synuar një proces të bashkë-krijimit në kohë, të papenguar, gjithëpërfshirës dhe transparent të Planit të ri Kombëtar të Veprimit 2026–2028.

Ndaje: