Në bazë të nenit 3, paragrafi (2), alineja (5) dhe (6) të Aktvendimit për Themelimin e Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2024-2026 nr. 16-1662/1 të datës 02.05.2024 dhe Aktvendimit për Ndryshimin e Aktvendimit për Themelimin e Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2024-2026 nr.13-3697/2 të datës 29.09.2025 dhe nr.13-3697/3 të datës 3.12.2025, Këshilli për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2024-2026, në përputhje me vendimin e mbledhjes së mbajtur më 26.02.2026, shpall
Thirrje publike
për aplikim për pjesëmarrje në procesin e bashkë-krijimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2026–2028
Këshilli për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2024-2026, në mbledhjen e mbajtur më 26.02.2026, përcaktoi Procedurën për kryerjen e konsultimeve me palët e interesuara për krijimin e prioriteteve dhe angazhimeve të reja në kuadër të procesit të “Partneritetit për Qeverisje të Hapur” me qëllim të sigurimit të një procesi të bashkë-krijimit në kohë, të papenguar, gjithëpërfshirës dhe transparent të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2026-2028.
Thirrja publike duhet të mundësojë konsultime me publikun dhe aplikimin e palëve të interesuara për pjesëmarrje në procesin e konsultimit dhe krijimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2026-2028 dhe përfshirjen në takimet e punës për një ose më shumë fusha prioritare (antikorrupsioni, hapësira qytetare, klima dhe mjedisi jetësor, qeverisja digjitale, hapja fiskale, gjithë-përfshirja, qasja në drejtësi, pjesëmarrja e publikut, e drejta për informacion, gjyqësori i hapur dhe parlamenti i hapur), gjatë periudhës së bashkë-krijimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2026-2028.
Në procesin e konsultimit dhe bashkë-krijimit të planit të ri të veprimit, pjesëmarrësit e regjistruar do të jenë në gjendje të kontribuojnë në identifikimin dhe prioritizimin e problemeve kryesore në fushat prioritare të lartpërmendura dhe në propozimin e zgjidhjeve për kapërcimin e tyre.
Pjesëmarrësit mund të japin kontributin e tyre përmes pjesëmarrjes në grupet e punës për konsultime, sipas mënyrës dhe dinamikës së punës të përcaktuar më parë. Korniza kohore dhe aktivitetet janë të disponueshme në linkun e mëposhtëm: KORNIZA KOHORE E AKTIVITETEVE PËR PËRGATITJEN E PKV-së PËR PARTNERITETIN PËR QEVERISJE TË HAPUR 2026-2028
Pjesëmarrësit duhet të sigurohen që pikëpamjet dhe nevojat lokale të paraqiten dhe përfaqësohen në mënyrë adekuate.
Aplikimi për pjesëmarrje në procesin e konsultimit dhe bashkë-krijimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2026-2028 bëhet në mënyrë elektronike, nëpërmjet këtij linku .
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 20.03.2026.
Ndaje:
